Kontakto

Flux Fusion: koncesionari premium i automjeteve elektrike për Shqipërinë dhe Kosovën. Zbulo, zotëro dhe mirëmbaj të ardhmen e lëvizjes.

DR Rurale 1, Stërmas, Tiranë 1001, Shqipëri +355 68 808 0009 agent@fluxfusionalbania.com
Certifikuar EN ISO 9001:2015 · EN ISO 14001:2015

Eksploro

  • ZEEKR
  • LINXYS
  • FOTON
  • Makina të reja
  • Makina të përdorura
  • Në ardhje
  • Flux Service
  • Flux Emergency
  • Flux Shop
  • Anëtarësia
  • Rreth nesh
  • Evente
  • Tenderët

Llogaria

  • Hyr
  • Bëhu klient

© 2026 Flux Fusion SHPK · NUIS L52209037K · DR Rurale 1, Stërmas, Tiranë 1001, Shqipëri

PrivatësiaKushtetCookies

FF-PRK-2026-0002

Furnizim me Pajisje Multifunksionale me Ngjyra A4

Furnizim, instalim dhe vënie në punë e per pajisjeve multifunksionale lazer me ngjyra, format A4 (printim, kopjim, skanim), për zyrat e Flux Fusion. Përfshihen transporti, instalimi në rrjet, trajnimi i stafit, garancia dhe shërbimi pas shitjes.

Të gjithë tenderët

Përshkrimi

Objekti i kontratës Flux Fusion kërkon furnizimin me 1 copë pajisje multifunksionale lazer me ngjyra, format A4, për nevojat e zyrave të saj. Pajisjet duhet të jenë të reja, origjinale dhe të paperdorura, nga një prodhues i njohur, me printim, kopjim dhe skanim në një pajisje të vetme. Kërkesat kryesore teknike (të detajuara te dokumenti "Specifikimet teknike") - Teknologjia: lazer me ngjyra, format A4. - Shpejtësia e printimit: të paktën 30 faqe në minutë, bardhezi dhe me ngjyra. - Rezolucioni: të paktën 1200 x 1200 dpi. - Printim automatik në të dyja anët (duplex). - Skanim me ngjyra me ushqyes automatik dokumentesh (ADF) dyanësh; skanim në email, në dosje rrjeti dhe në USB. - Lidhje: rrjet (Ethernet), Wi-Fi dhe USB; printim nga telefoni dhe kompjuteri. - Ekran me prekje për përdorim të lehtë. - Kapaciteti i letrës: të paktën 250 fletë në tabaka kryesore + tabaka manuale. Çfarë përfshin furnizimi - Transporti dhe dorëzimi në adresën: [adresa e zyrave], brenda [10] ditëve kalendarike nga nënshkrimi i kontratës. - Instalimi, lidhja në rrjetin e Flux Fusion dhe konfigurimi i skanimit në email/dosje. - Tonerët fillestarë (të plotë) për çdo pajisje, kabllot dhe drajverët. - Trajnim i shkurtër për stafin mbi përdorimin e pajisjeve. Garancia dhe shërbimi - Garanci e prodhuesit për të paktën 6 muaj për pjesët dhe punën. - Ndërhyrje teknike brenda 48 orëve nga njoftimi i defektit; pajisje zëvendësuese nëse riparimi zgjat më shumë se [5] ditë pune. - Disponueshmëri e tonerëve dhe pjesëve të këmbimit origjinale për të paktën 5 vjet. Oferta Oferta jepet me çmim për njësi dhe çmim total, me TVSH të shprehur veçmas, dhe përfshin të gjitha shpenzimet e mësipërme. Ofertuesi bashkëngjit fletën teknike (katalogun) e modelit të ofruar.

Kriteret e vlerësimit

Çmimi më i ulët

  • Çmimi100%

Çfarë dorëzohet

  • Oferta financiare / PreventiviE detyrueshme
  • Ekstrakti i QKB-së (jo më i vjetër se 3 muaj)Opsionale

Dokumentet

  • Doc1.pdf

    Specifikime teknike · PDF · 13 KB · Versioni 2

  • Doc1.pdf

    Dosja e tenderit · PDF · 13 KB

  • Doc1.pdf

    Projekt-kontrata · PDF · 13 KB

Sqarimet

Ende nuk është publikuar asnjë sqarim.

I hapurMbyllet pas 4 orësh

Vlera e parashikuar

40.000 lekë

Ofertat deri më
23 nëntor 2026 në 18:00
Pyetjet deri më
23 nëntor 2026 në 12:15
Hapja e ofertave
23 nëntor 2026 në 19:00
Publikuar
23 nëntor 2026 në 11:07
Nr. reference
FF-PRK-2026-0002
Procedura
Tenders.procedure.quick
Kontrata
Mallra
Kriteri i vlerësimit
Çmimi më i ulët
Kategoria
IT & Teknologji
Kodi CPV
3020000-1
Vendi
Tirane
Kohëzgjatja
0
Dorëzo ofertën

Ofertat dorëzohen në portalin e prokurimit, ku ngarkoni dokumentet dhe merrni kodin e konfirmimit.

Kontakti

Zyra e Prokurimit

prokurime@fluxfusionalbania.com +355685190197

Përditësuar më 23 nëntor 2026 në 11:07